Gjendet e gjallë Remzije Mustafa

0
136

Bëhet e ditur se është gjetur zonja Remzie Mustafa e cila rezultonte e humbur prej 7 ditësh.

“Po nëna është gjetur para pak çastesh. Tash jam me të” tha Anita Ferati, vajza e zonjës Remzije.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije M. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukures. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim!” tha për PORTALI. info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Mësohet se Remzije Mustafa është gjetur në Fushë Kosovë.

Remzije Musa ishte raportuar e zhdukur që nga data 7 nëntor. Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se që nga dita e raportimit bashkë me familjarët kanë bërë përpjekje për gjetjen e saj, por deri sot kjo ishte e pamundur.