Gjendet bleta e humbur për 38 vjet në Indonezi

0
495

Wallace është katër herë më e madhe se një bletë e zakonshme dhe mendohej se lloji i saj ishte zhdukur.Por, pas 38 vjetësh, bleta më e madhe në botë është rizbuluar në ishujt indonezianë të Moluccas Veriore. Një ekip kërkimi i biologëve të Amerikës së Veriut dhe Australisë gjeti bletën gjigande femër Ëallace (Megachile pluto) që jetonte brenda një foleje të termiteve në një pemë, më shumë se dy metra larg terrenit.

Bleta gjigande – femra mund të jetë gati 4 cm e gjatë – së pari u bë e njohur për shkencën në vitin 1858, kur eksploruesi dhe natyralisti britanik, Alfred Russel Ëallace, e zbuloi atë në ishullin indonezian Bacan. Ai e përshkroi bletën femër si “një insekt i madh, i zi, i egër, me nofulla të gjera”.

Habitati i bletëve kërcënohet nga shpyllëzimi masiv për bujqësinë në Indonezi, dhe madhësia e saj e bën atë një objektiv për koleksionistët. Aktualisht, nuk ekziston mbrojtje ligjore lidhur me tregtimin e bletës gjigande të Wallace-s.