Gjendet 26 vjeçarja, Egzona Ferati nga Skenderaji

0
308

26 vjeçarja, Egzona Ferati, për të cilën më parë ishte raportuar se ishte zhdukur është gjetur.

Bekim Jashari ka postuar në llogarinë e tij këtë lajm dhe ka falenderuar qytetarët e vullnetit të mirë për ndihmën.

Nga Bekim Hamëz Jashari

Lajm i mrekullueshëm!
Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë.
Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmen e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore.
Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen.