Gjatë vitit 2018 Shqipëria dhe Kosova shkëmbyen mallra në vlerë 271 milionë euro

0
49

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi pret që në vitin 2019 të ketë rritje të shkëmbimit tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai thotë se viti 2018 shënoi rritjen më të lartë të shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Gjatë vitit 2018 u shkëmbyen 71 milionë euro mallra më shumë se në vitin 2017 dhe 106 milionë euro më shumë se në vitin 2016. Kurse gjatë vitit 2018 midis dy anëve të kufirit u shkëmbyen 271 milionë euro, ku Shqipëria eksportoi 205 milionë euro, ndërsa Kosova në Shqipëri 66 milionë euro”, ka thënë Minxhozi, bën të ditur Ambasada e Shipërisë në Kosovë përmes faqes zyrtare në Facebook.

Minxhozi uron që të ketë rritje edhe më të madhe të shkëmbimit të mallrave gjatë këtij viti, shkruan buletiniekonomik.

“Krahasuar me një vit më parë Kosova i rriti eksportet e saj 23 për qind, ndërsa Shqipëria 33 për qind. Uroj që më 2019 të njohë rritje edhe më të mëdha”, ka thënë ai./OxygenPress.info