Gjatë pagesave për shërbimet e ujit në pikat e arkëtimit jeni të obliguar të mbani distancën sociale dhe të vendosni maskat

0
47

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Të dashur konsumatorë, në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit / COVID 19 , ju bëjmë thirrje sërish të gjithë juve që realizoni pagesa për shërbimet e ujit në pikat e arkëtimit të KRU” Prishtina” që, jeni të obliguar të mbani distancën sociale dhe të vendosni maskat.

Maskat janë obligative, ndërsa në çdo hyrje të pikave të shitjes dezinfektoni duart, para dhe pas daljes.

Kështu e mbrojmë shëndetin publik dhe në të njejtën kohë i shërbejmë shtetit duke kryer obligimet financiare për ofrimin e shërbimeve më të mira.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Çdo pikë uji ka vlerë, andaj kurseni dhe paguani që ta kemi çdoherë!