Gjatë kohës së pandemisë, janë ngritur 924 aktakuza, kundër 1160 personave

0
44

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë kohës së pandemisë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur nëntëqind e njëzetekatër (924) aktakuza, kundër njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë (1160) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë (716) persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit njofton opinionin se prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, janë bërë dyqind e gjashtëdhjetë (260) kërkesa për caktimin e paraburgimit të treqind e gjashtëmbëdhjetë (316) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë gjashtëdhjetenëntë (69) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore ka bërë pesë (5) kërkesa për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

10 – 72 279 – 369 57 – 79 85 – 92 225 – 225 74 – 79 58 – 62 136 – 182 924 – 1160
Ndalimet 1 258 78 129 79 112 20 39 716
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

2 – 2 91 – 133 29 – 37 16 – 19 59 – 59 34 – 34 20 – 20 9 – 12 260 – 316
Kërkesat për arrestim 5 / / / / / / / 5
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet 4 / / 21 / 7 36 1 69

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, prej datës 13 mars deri më 30 prill ka marr një aktvendim për ndalimin e një (1) personi. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë kësaj kohe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale po ashtu, ka bërë pesë (5) kërkesa për arrestim përfshirë ato ndërkombëtare, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë kësaj kohe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale.

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dyqindepesëdhjetetetë (258) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori gjatë kësaj periudhe ka paraqitur nëntëdhjetenjë (91) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për njëqindetridhjetetre (133) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyqindeshtatëdhjetenëntë (279) aktakuza kundër treqindegjashtëdhjetenëntë (369) personave.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Prokuroria Themelore në Prizren, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatëdhjetetetë (78) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori gjatë kësaj periudhe ka paraqitur njëzetenëntë (29) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tridhjeteshtatë (37) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë tre muajve (mars, prill, maj) ka ndaluar nëntëdhjetedy (129) persona për vepra të ndryshme penale të ndodhura nën kompetencën territoriale të këtij institucioni gjatë muajve të lartcekur. Gjithashtu, gjatë këtyre tre muajve janë bërë tetë (16) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj nëntë (19) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokurorët e Prokurorisë Themelore të Pejës, kanë bërë gjithsej njëzetenjë (21) kërkesa janë bërë gjatë këtyre tre muajve për sekuestrim të përkohshëm nga prokurori i shtetit. Gjatë muajve mars, prill dhe maj, kjo prokurori ka ngritur gjithsej dyzetenjë (85) aktakuza, kundër pesëdhjetetetë (92) personave.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajve mars, prill dhe maj ka ndaluar gjithsej shtatëdhjetenëntë (79) persona të dyshuar, ka paraqitur pesëdhjetenëntë (59) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesëdhjetenëntë (59) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur dyqindepesëdhjetepesë (255) aktakuza, kundër dyqindepesëdhjetepesë (255) personave – të pandehur, për vepra të ndryshme penale.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar njëqindedymbëdhjetë (112) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori gjatë kësaj periudhe ka paraqitur tridhjetekatër (34) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tridhjetekatër (34) persona të dyshuar, gjithashtu, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit janë bërë shtatë (7) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur apo përfituar përmes veprës penale, si dhe ka ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë prej datës 13 mars deri me datë 31maj 2020 me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar njëzetë (20) persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu Prokuroria Themelore Mitrovicë, gjatë kësaj kohe ka bërë njëzetë (20) kërkesa për caktimin e paraburgimit për njëzetë (20) persona, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, brenda kësaj periudhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për vepra të ndryshme penale. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë brenda kësaj periudhe janë realizuar tridhjetegjashtë (36) sekuestrime të përkohshme, për vepra të ndryshme penale.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Prokuroria Themelore në Ferizaj prej datës 13 mars deri me datë 31 maj 2020 me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar tridhjetenëntë (39) persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu Prokuroria Themelore Mitrovicë, gjatë kësaj kohe ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dymbëdhjetë (12) persona, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, brenda kësaj periudhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë ngritur njëqindetridhjetegjashtë (136) aktakuza kundër njëqindetetëdhjetedy (182) personave, për vepra të ndryshme penale. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë brenda kësaj periudhe është realizuar një (1) sekuestrim i përkohshëm.