Gjatë javës në vijim mot i butë, i ndryshueshëm dhe me shi

0
104

Fusha të presionit të ulët që kanë depërtuar mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian, gjatë kësaj jave do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin mot të ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell dhe shi, e sidomos në pjesën e dytë të javës, që priten reshje më të vazhdueshme shiu.
Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare, për shkak të masave të ngrohta ajrore që do të vazhdojnë të mbeten mbi rajon edhe gjatë këtyre ditëve.

Për shkak motit të ndryshueshëm që parashihet, pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj edhe vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave të mira dhe mesatare.

4.11 – Butë dhe me erë. Kryesisht me vransira dhe shi paradite. Ditën pjesërisht vranët, e reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje priten kthjellime.
5.11 – Më ngrohtë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Paradite, mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.
6.11 – Kryesisht me vransira dhe ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende me shi të dobët.
7.11-8.11 – Të enjten, kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive. Ditën e premte, butë, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri në 11C, e maksimalet nga 16C deri në 19C.
Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu 6-12m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.