Gjatë 24 orëve të fundit, 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 4 personave të dyshuar dhe 1 kërkesë për trajtim të detyrueshëm psikiatrik

0
53

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, ndaj një (1) personi të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka
paraqitur një (1) kërkesë për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza,
kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër
dymbëdhjetë (12) personave
.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave
të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave
të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4)
aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale