Gjashtë komunat me më së shumti raste pozitive në rezultatet e fundit

0
74

Pak minuta më parë, IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 461 mostra të marra janë konfirmuar 218 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 9,492, me gjithsej 284 vdekje dhe 5,346 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar se kanë ndërruar jetë 15 pacientë dhe 156 pacientë të tjerë janë shëruar.

Ndërkohë, këtë herë janë 6 komunat me më së shumti raste pozitive në vend e që janë: komuna e Prishtinës 70 raste, komuna e Podujevës 23, komuna e Gjilanit 16 raste, komuna e Ferizajit 15 raste, komuna e Fushë Kosovës 12 raste, komuna e Pejës 12 raste.