Gjashtë evropian që bëjnë ndryshimin, gjashtë tregime frymëzuese, mes tyre edhe një kosovare

0
56

Bashkimi Evropian ka bërë një dokumentar me gjashtë evropian, siç i quajnë, të cilët kanë bërë ndryshimin,

Ata vijnë nga vende të ndryshme dhe kanë profesione të ndryshme.

Ata vijnë nga të gjitha sferat e jetës, këta individë mbresëlënës dhe të talentuar që kishin guximin të ndiqnin pasionin e tyre, tregojnë historinë e suksesit dhe si e shohin botën në të cilën jetojmë.

Mes tyre, siç raporton oxygenpress.info, është edhe kosovarja Krenare Rugova.

Kreatorja nga Prishtina është e përzgjedhur për të treguar historinë e saj se si ka arritur aty ku është, çka e drejton në jetë dhe pikëpamjet e tyre për Ballkanin Perëndimor.

Bashkë me krenaren prezantohen edhe pesë të tjerë, një nga Serbia, njëri nga Shqipëria, tjetri nga Bosnja Hercegovina, njëri nga Maqedonia dhe një nga Mali i Zi.

Ata vijnë nga zemra e Evropës, në rajonin frymëzues me një potencial të jashtëzakonshëm dhe pasuri kulturore, ku tregojnë historitë dhe vlerat e tyre, dhe flasin për sfidat dhe mundësitë për Evropën dhe qytetarët e saj.

Të bazuar plotësisht në traditën e tyre, duke bërë atë që ata duan dhe besojnë, ata po bëjnë ndryshime çdo ditë, duke jetuar vlerat evropiane dhe gjeneratat e reja frymëzuese të evropianëve për të punuar për një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe tolerante./OxygenPress.info