Gerrard tregon momentin më të keq të karrierës

0
46

Steven Gerrard padyshim është njëri nga legjendat e futbollit anglez, e sidomos për tifozët e Liverpoolit. Ka fituar shumë trofe, por edhe ka pasur shumë zhgënjime, mbi të gjitha mungesën e një titulli në Ligën Premiere.

Me rastin e shfaqjes në kinema të dokumentarit “Make us dream”, që bazohet te karriera e ish-mesfushorit të Liverpoolit, ai është kthyer të flasë në një intervistë të dhënë për “Sportsmail” për episodin më fatkeq të karrierës: rënia gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Chelseas në vitin 2014, që i hapi rrugën golit të Demba Ba dhe që shoi shpresat e “Të Kuqve” për atë titull që ndiqet prej më shumë se 20 vitesh.

Dokumentari tregon se si ai djalosh nga Liverpuli u bë simboli i një skuadre, një qyteti të tërë. Por, mes shumë dhuratave që i ka bërë tifozëve është edhe një makth. Gerrard, në fakt, ka kujtuar atë moment të tmerrshëm të ndeshjes kundër Chelseas. Një ndeshje që kapiteni nuk duhej ta kishte luajtur për shkak të një problemi në kurriz.

“Unë jam një djalë nga Liverpuli, vij nga shtresat e varfra. Nuk do ta kisha humbur atë ndeshje për asgjë në botë. Ajo që ndodhi atë ditë ka qenë vetëm fat i keq, shqetësimi në kurriz nuk hyn. Por kur bën një dokumentar duhet të jesh i ndershëm dhe të tregosh çdo detaj”, ka thënë Gerrard.

“Vetëm për të qenë në fushë bëra një epidurale për të pakësuar dhimbjet. Por mos mendoni se është një justifikim për atë që ndodhi, sepse ka qenë thjesht fat i keq dhe asgjë më shumë. Duhej të tregoja për t’ë qenë sa më i ndershëm”, ka shtuar Gerrard, i cili aktualisht është trajner i skuadrës skoceze Rangers, ku luan edhe sulmuesi shqiptar Eros Grezda./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu