Gënjeshtrat që na thonin kur ishim fëmijë

0
91

Çamçakëzi do të qëndrojë në bark për 7 vjet po e përtypëm

Jo. Jo e vërtetë. Kjo ndoshta vjen nga fakti se organet nuk e tretin mirë. Por kjo nuk do të thotë që po mbushni stomakun nëse gëlltitni një çamçakëz; thjesht do të thotë se trupi juaj nuk e ka tretur çamçakëzin para se të kalojë së bashku me pjesën tjetër të ushqimit të ngrënë.

çamçakëzi në stomak

Për shkak të përbërësve të ulët ushqyes, Yale Scientific konfirmon se ndërsa merr pak më shumë kohë se ushqimet e tjetë për t’u tretur, çamçakëzi do të dalë nga trupi për maksimumi 7 ditë.

Nuk mund të notoni për një orë pas ngrënies

Gënjeshtra. Tregimi thotë që trupi dërgon gjak në stomak ndërkohë që ushqimi tretet, gjymtyrët do të lodhen më shpejt.

fëmijë duke notuar në liqen

Në rastin më të mirë mund të pësoni ngërç, dhe në rastin më të keq, ashtu si thotë tregimi, mund të mbyteni. Për fat të mirë për të gjithë ju notarë, shkenca e ka konfirmuar se nuk ka absolutisht asnjë bazë shkencore për këtë teori. Hani çdo gjë që dëshironi dhe hidhuni menjëherë në ujë!

Kërcitja e nyjeve të gishtërinjve do shkaktojë artrit

Ekspertët në Harvard zhvilluan disa studime që krahasuan normat e artritit në mesin e njerëzve që kurrë nuk i kishin kërcitur gishtërinjtë e tyre dhe ata që e kishin bërë atë vazhdimisht për vite me rradhë dhe nuk gjetën asnjë rrezik të rritur të artritit.

djalë duke kërcitur gishtërinjtë

Natyrisht,kërcitjet e shpeshta mund të zvogëlojnë forcën e grushtit, kështu që ndoshta është mirë që ta mbash zakonin në minimum.

Që njerëzit kanë 5 shqisa

Të gjithë mësuam sytë, tingullin, erën, prekjen, modelin e shijes së shqisave në shkollën fillore. Kjo teori daton nga Aristoteli, rreth 300 p.e.s..

shqisat, vesh, hundë, sy, shijim, prekje

Por shkenca ka përparuar prej asaj kohe. Ekspertët ende debatojnë për numrin e saktë, por shumica pajtohen se njerëzit kanë të paktën dhjetë shqisat dhe disa pretendojnë se numri i shqisave shkon në 22. Shkolla e Mjekësisë e Harvardit, për shembull, shton edhe gjashtë shqisat shtesë plus pesë origjinalet, përfshirë ndjenjën e ekuilibrit, ndjenja e dhimbjes dhe perceptimi i kohës.

Që karotat përmirësojnë shikimin 

Vetëm në qoftë se keni një mënyrë vërtetë, mendjehapur të shikimit të gjërave. Vitamina A vërtetë e ndihmon shikimin tonë, por karrotat nuk kanë vitaminë A, kanë beta-karoten, të cilën trupi e konverton në Vitamina A.

vajzë duke ngrënë karrotë

Ushqime të tjera me beta-carotene? Patatet e ëmbla, kale, spinaqi, kungulli dimëror, kajsia, madje edhe byrek me kungull. Vezët dhe qumështi janë gjithashtu burime të mëdha të vitaminës A.