Gazetari që filmoi masakrën e Reçakut: Unë i kam të dokumentuara të gjitha krimet

0
218

Pas deklaratave të liderëve serbë se Masakra e Reçakut është trilluar nga shqiptarët, kanë reaguar fytyra të njohura shqiptare dhe ndërkombëtare. Njëri ndër ta është edhe gazetari  i huaj, Bill Neely i cili qe njëri nga gazetarët e parë që kishte shkuar në Reçak dhe ka parë trupat e shqiptarëve të vrarë.

 

Në një intervistë për Magazina.al, Neely i cili gjatë luftës në Kosovë, ka raportuar për televizionin ITN, tha se masakra e Reçakut nuk ishte trillium, sepse këtë e thanë trupat e mbi 40 të vrarëve atje.

‘Nuk ishte trillim. Mbi 40 trupa e thanë historinë e tyre të cilët unë i kam dokumentuar me shumë kujdes’, ka thënë Neely.

Gazetari i INT, kishte raportuar gjatë gjithë luftës nga Kosova dhe ishte ndër të parët që kishte shkuar në Reçak duke bërë që bota të shoh atë çfarë kishte ndodhur.

Deklaratat e dhëna nga politikanët serb, ndër ta edhe presidenti Aleksandar Vucic, kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe të disa ambasadave të huaja të cilat kërkuan që të mos fyhen viktimat e luftës.

Ndërsa, më poshtë mund ta shihni raportimin e Bill Neely nga Reçaku në vitin 1999.

https://www.youtube.com/watch?v=jjuHpVjNe4g&feature=youtu.be