Gazetari nga Shqipëria flet për idenë e shkëmbimit të territoreve shqiptare

0
62

Gazetari i njohur, Marin Mema ka deklaruar lidhur me situatën e shkëmbimit të territoreve në Kosovë, për ekzistencën e një marrëveshje të fshehtë të nënshkruar mes Prishtinës e Beogradit. Ai ka thënë se Serbia duhet të kërkojë falje për atë që ka bërë në vend.

‘Unë një javë më parë isha në Kosovë dhe aty takova njerëz të mbijetuar dhe të masakruar në vitet 1998-1999. Janë mbi 15 mijë civilë që janë masakruar në mënyrë të pafajshme dhe dua të citoj fjalët e njërit prej të mbijetuarve. Ai tha na vranë, na masakruan dhe sot thonë na kërkoni dhe falje. Unë jam kundër ideve që shkëmbejnë territore shqiptare me territore shqiptare. Sot nuk janë shqiptarët e Kosovës ata që duhet të kërkojnë falje, por është Serbia që duhet të kërkojë falje përballë qytetarëve shqiptarë të Kosovës’.

Gazetari gjithashtu shtoi se ky vend do të eci përpara në momentin që partitë politike do të thonë se do të bëhet.