Gattuso nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Milanin

0
65

Gennaro Gattuso ka arritur marrëveshje me gjigantin Italian, AC Milan, duke nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Gattuso do të rinovojë kontratën si menaxher i Milanos deri në verë të vitit 2021, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Ish-mesfushori i Milanos mori detyrën pas shkarkimit të Vincenzo Montella-s.

Milano është bindur tashmë që Gattuso është njeriu i duhur për ta menaxhuar tetë herë kampionin Europian.

40 vjeçari pritet të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon, raporton Calciomercato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu