Gati të zhduket akullnaja më e madhe në Itali

0
114

Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte mbuluar një sipërfaqe prej rreth 20 kilometra katrorë, por sot shtrihet më pak se 10 kilometra katrorë.

Akullnaja e Fornit, e cila ishte një nga më të mëdhat në Itali është në zonën Valtellina, në Lombardi, dhe është gati të zhduket.

“Në hapësirën e pak më shumë se një shekull ka humbur gati gjysmën e sipërfaqes së saj”, shprehet Claudio Smiraglia, profesor në Universitetin e Milanos.

Nëse nuk do të ndryshojë klima, nga fundi i shekullit akullnaja do të reduktohet në copa të vogla akulli.

“Zhdukja progresive e akullnajës Forni dhe shkatërrimi konsekuent i rezervave ujore malore që ka ndikime negative në biodiversitetin dhe popullatat në drejtim të rrymës, për ekonominë – nuk është e qartë efekti i vetëm i ndryshimeve klimatike në vendin tonë”, tha ai.

Për të dëshmuar ndikimin e ndryshimit të klimës, në Itali dhe në të gjithë planetin, “Greenpeace Italia” ka organizuar një ekspozitë fotografike që do të jetë e hapur për publikun deri më 10 mars, 2019, në Muzeun e Romës në Trastevere./oraneës/OxygenPress.info