Gates: Pandemia bllokoi luftën kundër varfërisë

0
52

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar 20 vjet përparim në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve, sipas bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates.

Një raport nga fondacioni ”Bill dhe Melinda Gates”, tregon, në pothuajse të gjithë treguesit se bota është në regres në përpjekjet për të përmbushur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm për t’i dhënë fund varfërisë dhe për të ulur pabarazinë.

”Varfëria ekstreme është rritur me 7% si rezultat i shpërthimit”, sipas raportit vjetor të fondacionit ”Goalkeepers”.

”Mbulimi me vaksina, një masë indikative se si funksionojnë sistemet shëndetësore, ka rënë në nivele që janë parë për herë të fundit në vitet 1990”, thekson raporti.