Gastronomët: Vendimi i fundit i Qeverisë po i shkatërron komplet bizneset tona

0
103

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, në një takim të mbajtur gjatë së martës ka diskutuar vendimet e fundit të Qeverisë dhe ka dhënë rekomandime për lehtësimin e gjendjes dhe përkahjes së këtij sektori.

“Duke marrë parasysh gjendjen e rënduar aktuale dhe rritjen e numrit të infektuarve me virusin COVID-19, ne si shoqatë, ju bëjmë thirrje për bashkëpunim në dhënien e kontributit tonë në dizajnimin e masave dhe praktikave më të mira dhe më të përshtatshme, të cilat do të ishin më pak të dëmshme si për bizneset tona ashtu edhe për ekonominë e vendit. Tanimë, të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk e kemi luksin për humbje akoma më të mëdha te vendeve të punës dhe thellim të krizës ekonomike! ”

“Ne si Shoqatë, edhe pse kemi qenë vazhdimisht sektori më i goditur nga pandemia, kemi qenë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim me institucionet përkatëse. Vendimi i fundit i marë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk ndikon në parandalimin e përhapjes së virusit, por edhe shkatërron komplet bizneset tona dhe na shpie drejt një kolapsi ekonomik”.

“Si Shoqatë mendojmë që shkurtimi i orarit të punës deri në orën 21:00, neve si biznese na pamundëson operimin e mëtutjeshëm dhe na çon drejt shpalljes së bankrotit. Njëkohësisht, nuk besojmë që ky është faktor kyç që do të ndihmonte zvogëlimin e numrit te infektuarve dhe si Shoqatë besojmë qē vetëdijësimi i klientave tonë, stafit, mbajtjes së maskave dhe respektimit te masave të tjera gjithmonē në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të ishte zgjidhje më e mirë”.

Nga kjo shoqatë thonë se orari nuk është problemi dhe faktori kryesor por vetëdijësimi i popullatës për të mbrojtur veten dhe të tjerët duke respektuar masat e IKSHPK-së.