Gastronomët e Kosovës të hënën protestojnë para Qeverisë

0
98

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve gastronomët po këmbëngulin të iu zgjatet orari i punës.

Madje të njëjtit kanë paralajmëruar edhe protestë të hënën. Për zgjatjen e orarit të punës së tyre po kërkojnë edhe nga asociacioni i komunave të Kosovës.

Me këtë orar dhe fluks të punës, pronarë të lokaleve po thonë se do të detyrohen t’i mbyllin ata.

Të hënën, drynin do t’ia vendosin lokalit të tyre.

Vendim është marrë nga gastronomët në vend, si shenjë proteste për vendimet e Qeverisë Hoti, që të njëjtit të punojnë vetëm deri në orën 21:00.

Për zgjatjen e orarit të punës për gastronominë, kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë ka dërguar edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

E nëse vazhdon që bizneset mos të ndihmohen nga ana e Qeverisë, ato do të kolapsohen.

Kështu po parasheh, Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane

E nga Qeveria e vendit, po presin rishikimin e buxhetit që t’u dalin në ndihmë bizneseve, përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike.