Garë e ngushtë mes Donald Trump dhe Joe Biden

0
112

Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë dhe është ende e paqartë se kush do të jetë fitues. Në disa shtete kyçe mund të duhet disa ditë për të numëruar të gjitha votat.
🔴Janë 9 shtete që ende është vështirë të përcaktohet fituesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska.
🔴Presidenti ka siguruar tashmë fitore në Ohajo, Ajova, Teksas dhe në shtetin e rëndësishëm të Floridës me 29 vota elektorale, ndërsa zoti Biden kryeson në shtetin e Arizonës. Disa rrjete televizive në Amerikë parashikojnë fitoren e zotit Bajden në Arizona. Zëri i Amerikës nuk e ka nxjerrë ende parashikimin për këtë shtet për shkak të afërsisë së numrit të votave. Në se rezultati në Arizona qëndron, do të ishte hera e parë që nga 1996 që fitohet nga demokratët. Zoti Biden ndërkohë ka fituar edhe një votë elektorale në Nebraska, që në 2016 kishte shkuar për zotin Trump.
🔴Shtetet kyçe që pritet të përcaktojnë garën, janë ato të Pensilvanisë, Miçiganit dhe Uiskonsinit. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, një numër rekord votash u hodhën me postë dhe numërmi i tyre ka bërë që procesi të zgjatet në kohë./voa