“Gardhi” filmi shqiptar me të drejtë garimi për OSCAR

0
109

Filmi “Gardhi” , kishte fituar të drejtën e garimit për OSCAR, ndërsa ishte fitues edhe i çmimit filmi më i mirë i shkurtër në në DokuFest.

Në këtë film me regji të Lendita Zeqiraj, Genti (Arti Lokaj), është personazhi i parë që shohim, i cili me një shkop në dorë i bie përqark gardhit të shtëpisë së tij. Brenda po qëndrojnë gratë e familjes ndërsa jashtë nëna e tij dhe tezja duke përgatitur fli.

Shfaqja e moshatarit të tij Xenit, të dera e shtëpisë së tij së bashku me qenin Aaj, bënë që Genti t’ia shpreh dëshirën për të pasur një qenush edhe anëtareve të familjes së tij që janë mbledhur në shtëpi. Kjo sjellë argumente në mes të të rriturve. Por, pas një mosmiratimi të shpejtë ky diskutim ndërron komplet kahje.

Ajo që shohim më pas është një përplasje në mes të gjeneratave, konflikt në mes të traditave, besimeve dhe mënyrave të reja të jetesës. Përplasje kjo e cila përmes grave që janë pjesë e filmit reflektojnë problemet në shoqëri dhe mentalitetin. /Kult/OxygenPress.info