“Fustani Ty, sa mirë të rri”

0
104

Nga Edita Dula 

Të dashura mike të organizatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur, me kënaqësi ju njoftojmë për kampanjën e radhës “Fustani Ty, sa mirë të rri” që po organizohet nga ne për nder të 8 Marsit.

Si çdo vit, edhe sivjet kemi menduar një tjetër ide se si t’i gëzojmë gratë të cilat marrin shërbime nga organizata jonë.

Prandaj, ju lutemi me aq mundësi sa keni, të dhuroni : fustana (solemn e preferueshme), aksesor apo kozmetike.

Të gjitha donacionet do t’iu dhurohen nënave (kryesisht vetushqyese) me rastin e 8 Marsit.
Këto donacione dhurohen në zyret e organizatës deri me dt. 7 Mars.

Si çdohere ju falemnderit nga zemra për kontributin tuaj.
Falemnderit që arrini t’i lumturoni përfituesit e organizatës tonë me zemergjerësinë tuaj.
Paçit gjithmonë 🙏😌