Fusha e Pajtimit do kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës

Toka e KRU Prishtina tek Fusha e Pajtimit është tepër afër të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Vitin e kaluar Komuna ka bërë këtë kërkesë pranë MZHE-së e KRU Prishtinës.

“Kemi pasur edhe shumë takime. Këto ditë Bordi i KRU Prishtinës e ka aprovuar këtë kërkesë. Tash çështja do kalojë pranë Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike për aprovim e pastaj tek Qeveria e Kosovës. Shpresoj që këto dyja po ashtu ta aprovojnë këtë kërkesë”, thotë Shpend Ahmeti.

Sipas tij, arsyeja është e thjeshtë.

Kjo tokë, thotë ai, ka kapacitet të absorboj një çerdhe apo shkollë, një park dhe një fushë sportive. Shtoja kësaj edhe faktin se banorët e banesave sociale te Fusha e Pajtimit do kenë qasje të menjëhershme te kjo infrastrukturë e re.

Ai ka felenderuar KRU Prishtina e MZHE për gjithë përkrahjen./oxygenpress.info