Fuqitë botërore kërkojnë armëpushim në Nagorni-Karabah, pas rritjes së numrit të viktimave

0
211

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pas 24 orëve luftime në Nagorni-Karabah, mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, sipas informacioneve të fundit, që ka rritur frikën për një luftë të hapur mes Bakusë dhe Erevanit.

Të gjitha fuqitë rajonale dhe botërore si SHBA-ja, Rusia, Franca, Irani, BE, OSBE, me përjashtim të Turqisë, aleat i Bakusë, kërkuan një ndërprerje të menjëhershme të konfliktit.

Ministria e Mbrotjes e Nagorni-Karabah njoftoi vdekjen e 32 ushtarëve që prej të dielës në mëngjes dhe fillimit të konfliktit në rajonin separatist azer, me shumicë armene.

Ky territor i shpëtoi kontrollit të Bakusë që prej një lufte në fillim të viteve 1990 që shkaktoi 30 000 të vdekur.

Pesë civilë azerë dhe dy civilë armenë nga Nagorni-Karabah kanë humbur jetën gjithashtu, sipas informacioneve të publikuara një ditë më parë./ATSH