Funksionalizohet shtegu nga Parku Gërmisë te Pylli i Arinjëve në Badoc

0
474

Të gjithë adhuruesit e natyrës, sportit e alpinizmit prej sot do të kenë mundësinë të ecin, vrapojnë e çiklojnë nëpër shtegun që lidhë Parkun e Gërmisë me Pyllin e Arinjëve e Liqenin e Badocit.

Revitalizimi dhe shenjëzimi i shtegut të gjatë prej 5.5 km është bërë nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Klubin Alpin “Prishtina” dhe është financuar nga projekti i ADA/RESI.

Parku i Gërmisë me 1949 hektarë, ka florë 🌲🌳 e faunë të pasur, ajër të pastër dhe është vend ideal për shumë sporte dhe shëtitje 🚶🚶 në çdo stinë, në natyrën e bukur që e ka.
#parkugermia #prishtina