Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell

0
50

Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në fillim të javës vazhdon rritja e temperaturave. Nga e mërkura më ftohtë dhe me shi. Në vise kodrinoro-malore mundësi edhe për borë.

9.04.2021 – Ditëve të fundjavës parashihet përmirësim i motit. Do të mbajë mot më stabil, kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Herë-herë orëve të pasdites do të ketë edhe vransira kalimtare, kryesisht të nivelit të lartë.

Në fillim të javës temperaturat shënojnë rritje, por që do të ketë më shumë intervale me vransira. Ditën e martë me mundësi për riga lokale shiu. E ditën e mërkurë pritet rënie e temperaturave si dhe të reshura shiu, ku orëve të mëngjesit mund të përzien edhe me borë pranë viseve kodrinoro-malore. Sipas parashikimeve të fundit, edhe në pjesën e dytë të javës temperaturat mbeten më të ulëta, ku do të ketë vransira, ditën e enjte mundësi për riga lokale shiu.

Edhe në ditët e fundjavës cilësia e ajrit mbetet në vlera mesatare dhe të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes mund të kaloj në vlera të dobëta.

10.04 – Kryesisht me diell. Ditën me vransira kalimtare.
11.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Gjatë ditës vransira të pakta kalimtare.
12.04 – Ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
13.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
14.04 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me shi. Orëve të mëngjesit përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje bore.

Temperaturat minimale shënojnë rritje në vlera pozitive në fundjavë, e deri të martën edhe në 6C. Maksimalet ditën e diel rriten në 17C, e të hënën e të martën edhe deri në 20C. Të mërkurën pësojnë rënie në 12C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-6m/s.

Shtypja atmosferike ka shënuar rritje mbi vlera normale, e ditëve të ardhshme me tendencë të rënies.