Ftohtë dhe vranësira në dy ditët e ardhshme

0
70

Vendi ynë në ditët në vijim do të ndodhet nën ndikimin e fushave me presion më të rritur, të cilat ditën e premte kushtëzojnë mot të thatë e pa të reshura, me vransira dhe intervale me diell.
Në fundjavë një turbullirë me masa të ftohta ajrore polare do të zbres mbi rajonin tonë, që do të sjellë kushte për reshje bore edhe në vise të ulëta, derisa temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme.

Me depërtimin e kësaj turbullire në fundjavë, parashihen edhe erëra të cilat do të përmirësojnë cilësinë e ajrit, të cilat do të zbresin në vlera mesatare dhe të mira. Ditën e premte, kohëpaskohe vlerat e cilësisë së ajrit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.

27.12.2019 – Ftohtë, kryesisht me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Në mbrëmje rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore. Erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 1-6m/s. Indeksi UV: 1.
28.12.2019 – Ftohtë, vransira dhe intervale me diell. Vende-vende priten reshje të dobëta bore. Në vise malore me intenzitet më të lartë. Erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Indeksi UV: 1.