FSK sjell Medaljen e Bronztë në Kosovë

0
79

Pasi morën Medaljen e Bronztë në garën “Cambrian Patrol” ekipi I Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer në Kosovë. Bashkë me komandantin e Forcës, ata janë pritur nga presidenti I vendit.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka treguar edhe njëherë se FSK është e gatshme të marr përgjegjësi shtesë.

Ndërkohë që ka treguar për rëndësinë e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të FSK-së në gara të tillë, duke theksuar se përvojat e tilla po I bartin në institucionin e Forcës.

E kjo është hera e dytë që FSK merr pjesë në garën “Cambrian Patrol” e cila organiohet nga Brigada e Këmbësorisë së 160-të dhe Selia e Uellsit në Britani të Madhe.

Sivjet FSK ka marr pjesë me 11 pjesëtarë dhe ka fituar Medaljen e Bronztë.

E presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi I cili ka pritur në takim ekipin e Forcës, i ka falenderuar ata për punën që po bëjnë dhe ka thënë se janë shembulli dhe mesazhi më I mirë që po dërgohet.

“Cambrian Patrol” është një prej garave më prestigjioze në botë./OxgenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu