FSK shënoi “Ditën e Forcës”

0
296

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka shënuar sot “Ditën e Forcës“.

Me manifestimin qendror në kazermën “Adem Jashari“ në Prishtinë, si dhe me aktivitete të tjera në kazerma të tjera, FSK shënoi sot këtë ditë, raporton OxygenPress.

Manifestimi qendror u mbajt në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, në të cilën morën pjesë drejtuesit më të lartë të FSK-së, ku së bashku me ushtarë, nënoficerë, oficerë të FSK-së, të NALT-it, ishin pjesë e saj edhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, qytetarë, deputet, personalitete politike, arsimore dhe kulturore të Kosovës, familjarë të dëshmorëve, si dhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Berisha, sekretari i përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj, dhe gjeneralët:  Zymer Halimi, Gëzim Hazrolli, Enver Cikaqi, Nazmi Brahimaj, Naim Haziri, Fadil Hadërgjonaj dhe Xhevahir Geci bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta në Obeliskun e Lirisë, dhe më pastaj vizituan të gjitha njësitet e FSK-së, ku takuan nxënësit dhe qytetarët e shumtë të tubuar në pistën e kazermës „Adem Jashari“, si dhe u njohën nga afër me pajisjet dhe aktivitet e tyre.

Manifestimi “Dita e Hapur” me rastin e “Ditës së Forcës“ u shënua në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Istog dhe Pomozotin, ku qytetarë të shumtë patën mundësinë që të shohin nga afër pajisjet, demonstrimet pjesëtarëve të FSK-së./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu