FSK për herë të parë parakalon si Ushtri e Kosovës

0
107

Lokalet në kryeqytet kanë vendosur flamuj të shteteve që e kanë njohur vendin tonë.

Në ndërkohë, janë bërë edhe përgatitjet për manifestimin në qendër në nder të pavarësisë.

Ushtria e Kosovës ka parakaluar në shesh në mesditë, për herë të pari si Ushtri e Kosovës. Gjatë ditës së djeshme është hapur edhe ekspozita me simbole të Pavarësisë së Kosovës.

Festa për 11-vjetorin e pavarësisë ka mbushur të shtunën sheshet e Prishtinë plot vizitorë.

Në mëngjes nga objekti i qeverisë, 7 kopje të deklaratës së pavarësisë janë nisur për në komunat më të mëdha të vendit.