FSK merr një medalje të bronztë në Uells

0
128

Një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar Medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të partullimit në Uells. Kjo garë konsiderohet e rreptë dhe është me konkurrencë të fortë prej 137 ekipeve, prej tyre 37 ekipe të ushtrive ndërkombëtare.

Ekipi i përzgjedhur i FSK-së ishte i udhëhequr nga toger Behar Fazliu, oficer në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë.

Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në garë, filluan realizimin e skenarit të stërvitjes nga data 12 tetor, duke u përballur me vështirësitë e mëdha të motit që shkaktoi stuhia ,,Cullum’’ edhe në zonën e garës patrulluese. Në këtë garë, ekipi i FSK-së përshkoi një sfidë lundrimi me gjatësi prej 80 kilometrash, përmes një sërë skenarësh të dizajnuar për të testuar udhëheqjen, punën ekipore dhe durimin fizik dhe mendor të ekipit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së FSK-së.

Përveç Republikës së Kosovës, në garën ndërkombëtare patrulluese në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë edhe ekipet e  Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit si ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ushtrimi “Cambrian Patrol “është një ngjarje vjetore e organizuar dhe e  drejtuar nga Brigada e 160 e Këmbësorisë nga Uellsi, me seli në Breçon.

Ushtrimi “Cambrian Patrol”  teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të një ushtari të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelet e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu