Fshati që është nën ujë që 25 vjet, po shfaqet përsëri

0
128

Një fshat italian i shekullit të XII i zhytur nën ujë për më shumë se 25 vjet, shpejt mund të shihet përsëri.
Fshati Fabbriche di Careggine, në provincën Lucca, Toscana, u përmbyt në vitin e largët 1946 për të ndërtuar një digë dhe ai fshat u pa për herë të fundit edhe njëherë kur liqeni u zbraz në vitin 1994.
Banorët e qytetit u zhvendosën në një qytet të ri buzë liqenit, Vagli di Sotto.
Të zhytur nën 34 milionë metra kub ujë, strukturat ende të paprekura të fshatit të braktisur – përfshirë shtëpitë prej guri, një urë, varreza dhe kisha e San Teodoro – shihen vetëm kur diga zbrazet për mirëmbajtje.
Sipas zyrtarëve lokalë të turizmit, kjo ka ndodhur vetëm katër herë që nga përmbytja e qytetit fantazmë të shekullit 12: Në vitin 1958, 1974, 1983 dhe 1994.
Politikanët lokalë prej kohësh janë përpjekur të kullojnë liqenin dhe ta rikthejnë përsëri në pamje fshatin e rrënuar, sipas raporteve të mediave lokale.
Gazeta italiane La Repubblica raportoi në vitin 2015 se Mario Puglia, një ish-kryetar i bashkisë fqinje Vagli di Sotto, bëri thirrje që liqeni të thahet përsëri, që të rritet turizmi në këtë rajon.
Por, tani ka shenja se liqeni mund të boshatiset edhe një herë – 27 vjet pasi u kullua për herë të fundit për të zbuluar fshatin.
Në një postim në Facebook, Lorenza George, vajza e ish-kryetarit të bashkisë lokale Ilio Domenico George, tregoi se liqeni, i cili aktualisht vepron si rezervuar uji në rast zjarri, mund të thahet vitin e ardhshëm.
“Hera e fundit që ishte zbrazur ishte në vitin 1994 kur babai im ishte kryetar bashkie dhe falë përpjekjeve të tij dhe iniciativave të shumta që me përpjekje të mëdha, ishte në gjendje të ngrinte tërë qytetin e Vagli dhe ishte në gjendje të mirëpresë më shumë se 1 milion njerëz”, shkruajti ajo.