Frutat e kuqe dhe ndikimi i tyre

0
496

Të shohësh për një kohë të gjatë ngjyrën e kuqe nuk është diçka shqetësuese, jo në rastin kur flasim për frutat e mrekullueshme në ngjyrë të kuqe.

Le të shohim se ç’mund të bëjnë këto fruta për ty. Qershitë, bostani, mollët, manaferrat dhe fruta të tjera të kuqe jo vetëm që i japin një shtysë metabolizmit, por fuqizojnë sistemin imunitar dhe ulin kolesterolin.

Qitro e kuqe

Qitro e kuqe mund të ulë kolesterolin e keq dhe të djegë yndyrat e depozituara në bark. Qitro është e mbushur me vitaminë C dhe si pasojë ndihmon sistemin imunitar. Gjithashtu përmban likopen, që ndihmon të shkatërrojë tumoret.

Qershi të kuqe

Qershitë e kuqe mund të të ndihmojnë që të reduktojnë inflamacionin , të ulin sheqerin në gjak dhe të reduktojnë riskun për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët besojnë se substancat që ato përmbajnë, mund të aktivizojnë disa receptorë në inde të cilët rregullojnë sheqerin, e ulin nivelin e glukozës dhe presionin e gjakut. Të shtosh këtë frutë në dietë tënde  mund të ndihmojë që të humbësh peshë, sepse përmban shumë fibra.

Kumbulla

Kumbullat mund të ulin kolesterolin, të mbrojnë zemrën. Ato përmbajnë gjithashtu potasium. Kumbullat të ndihmojnë që të luftosh  kundër radikaleve të lira që janë të ekspozuara në  ambientin tonë.

Bostanet

Bostanet janë 92 % ujë dhe vlejnë më shumë se sa thjesht për t’u freskuar në ditët e nxehta të verës.  Është gjetur se bostani, ndihmon në parandalimin e kancerit,  në presionin e lartë të gjakut dhe tek diabeti. Ai largon toksinat nga veshkat, ka një dozë të mirë potasiumi, vitamine B6 dhe ushqyes të tjerë.

Manaferrat

Do t’i duash edhe më shumë manaferrat pasi të dëgjosh se çfarë mund të bëjnë ato për të të mbajtur të shëndetshëm. Fitonutrientët që kanë manaferrat, mund të ulin riskun e yndyrave në mëlçi  dhe do të ndihmonin në humbjen e peshës. Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu që ato mund të reduktojnë inflamacionet dhe të luftojnë qelizat kancerogjene./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu