Francë, ndalohet vdekja në festë dhe fundjavë!

0
478

Nëse jetoni në qytezën franceze Le Grell, ju e keni të ndaluar që të vdisni gjatë fundjavave apo gjatë festive shtetërore.

Ky është ligji që ka miratuar kryebashkiakja e kësaj qyteze, që gjendet në periferi të Lionit. Nga kjo bashki thonë se ligjeve të qeverisë për shkurtimit të stafit mjekësor, që i vlerësojnë si absurd, kanë vendosur t’u përgjigjen në të njëjtën mënyrë.

Problemi u ngrit në fillim të këtij dhjetori pasi asnjë mjek nuk u gjet për të regjistruar detaje zyrtare mjekësore pas vdekjes së një banori të moshuar. La Gresle është një komunitet me rreth 850 njerëz, që vuan nga mungesa e mjekëve, infermierëve dhe praktikuesve të tjerë mjekësorë.

Ndërsa qytetarët mund të kërkojnë kujdes shëndetësor në rajone dhe komuna të tjera, por ata përballen me gjobitje nga qeveria nëse e bëjnë këtë.