Franca nën presion për t’u rimbyllur

0
76

Një këshill i Mbrojtjes u mblodh sot në Paris, nën kryesimin e presidentit Emmanuel Macron dhe po shqyrton rigjenerimet lokale të COVID-19 me qëllim parandalimin e një shpërthimi të ri në pandemi.

“Disa skenarë janë në tryezë, midis të cilave një rimbyllje lokale, rajonale, ashpërsim i shtetrrethimit dhe, gjithashtu, edhe një shtyrje e vendimeve deri në fillim të janarit”, tha ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Numri i personave të shtruar në spitale dhe rastet e rënda në kujdesin intensiv ka filluar të rritet sërish në Francë, megjithatë numri i rasteve të reja të zbuluara çdo ditë është mesatarisht 12 000, shumë larg objektivit 5 000 të vendosur nga qeveria franceze.

Macron do t’i drejtohet popullit jo më vonë se e enjtja, për urimet tradicionale të Vitit të Ri, pa u ditur nëse ai do të shpallë masa të reja shëndetësore./ATSH