Forumi për Lidership dhe Diplomaci përmbyll projektin “Akademia për Lidership”

0
39

Forumi për Lidership dhe Diplomaci ka përmbyllur projektin “Akademia për Lidership” të mbështetur financiarisht nga GIZ në Kosovë, si dhe të realizuar nga Forumi për Lidership dhe Diplomaci.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin: Znj. Njomza Emini, Drejtoreshe Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Z. Joern Rohde Ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe Skender Krasniqi, kryetar i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës.

Prezente në këtë aktivitet ishin pjesëmarrëset të cilat kanë ndjekur aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit, si dhe pjesëmarrëset që kanë përfituar nga programi i punës praktike për zhvillim profesional në institucione të ndryshme.

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini, tregoi se ky projekt ka filluar para një viti me disa nga vajzat që tashmë janë lidere të këtij projekti, por ky është një rrugëtim i gjatë në barazi gjinore.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka treguar ndryshimet për të mirë që kanë ndodhur ndër vite duke treguar se para 50 vjetësh ka qenë anomali që një grua do të mund të udhëhiqte e tani vendet më së miri udhëhiqen nga gratë e sidomos gjatë pandemisë.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi tregoi gatishmëri në fuqizimin e gruas dhe barazisë gjinore.