Folk grupi amerikan për herë të parë performon në Kosovë

Në qytetin e Prizrenit për herë të parë do të performojnë në Kosovë, interpretuesit amerikanë të muzikës folk, Kyle Dillingham & Horseshoe Road.

Ky grup në Kosovë do të performojë nga 4 deri më 8 Prill.

Grupi nga Oklahoma do të performojë sot në Qendrën e Prizrenit, “Sheshi i Lidhjes”.

Koncerti mbahet në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit.