FOBIA E ZJARRIT

0
56

Thyerja e akullit për të gjitha njësitë e këmbësorisë të vendosura në Kosovë në operacionin e udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i bëhet përmes trajnimit “firefobia”, (fobia e zjarrit) një veprim i domosdoshëm për të lejuar ushtarët të njihen me turmat dhe teknikat e kontrollit të trazirave.

Trajnerët hungarezë të Batalionit të Rezervave Taktike të KFOR-it drejtojnë stërvitje të shpeshta me flakë të vërtetë për të trajnuar shokët e tyre që u përkasin Komandave Rajonale Lindje dhe Perëndim.

Koktejte Molotovi hidhen te togat me veshje të plota mbrojtëse, në mënyrë që të simulohen rrethanat më të kërkuara që mund të ndodhin në një demonstrim të dhunshëm.

Ushtarët mësojnë se si të menaxhojnë stresin e shkaktuar nga zjarri dhe si të kalojnë nëpër flakë të vërteta, nën sytë vigjilentë të trajnerëve të tyre, të cilët mbajnë makineritë e fikjes së zjarrit dhe janë të gatshëm për të ndërhyrë. Artilerët italianë të regjimentit të 5-të së bashku me shokët e tjerë të Moldavisë, të cilët sapo u vendosën në Kosovën Perëndimore, iu nënshtruan seancës së fundit të firefobisë në Kampin Novo Selo, që është shtëpia e batalionin rezervë hungarez dhe qendër për ushtrimet e KFOR-it që përqendrohen në lirinë e lëvizjes dhe kontroll të turmave dhe trazirave.

Simulime të tilla komplekse dhe shumë reale përfshijnë gjithashtu ekipe për shkatërrim të mjeteve të imporvizara shpërthyese, qen ushtarakë dhe tanke të rënda për të pastruar pengesat për kalimin e trupave. Liria e lëvizjes është në të vërtetë një nga detyrat kryesore të KFOR-it, së bashku me kontributin për qetësinë dhe sigurinë për të gjitha komunitetet e Kosovës, që është parakushti i domosdoshëm për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, i promovuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga NATO-ja.

Të gjitha njësitë e manovrimit të KFOR-it vazhdimisht janë duke u trajnuar për të mbajtur një shkallë të lartë të gatishmërisë dhe reagimit, si reagues të tretë të sigurisë në rast nevoje, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian EULEX. Njëzet e shtatë kombet (20 aleatë dhe 7 partnerë) aktualisht janë duke kontribuar në operacionin e NATO-s në Kosovë me 3,400 ushtarë, të komanduar nga Gjeneral Major Michele Risi i Ushtrisë Italiane.