Floyd Mayweather, 142 mijë euro në sekondë

0
37

Boksieri amerikan Floyd Mayweather aktualisht është i pari në listën e sportistëve që fitojnë më shumë. Kohë më parë, ai u pensionua, por duket se është penduar dhe sërish do të jetë në ring. Por, çfarë e shtyu që të braktisë “pensionin” dhe të kthehet në ring përballë japonezit Tenshin Nasukaua? Asgjë tjetër përveç milionave, shumë milionave. Më datën 31 dhjetor kampioni i pamposhtur i boksit do të zbresë në ring në Saitama përballë një 20-vjeçari, i cili deri më sot ishte marrë vetëm me kikboks, në një shfaqje e cila shërben vetëm për të prodhuar miliona.

Ndeshja e planifikuar në Japoni si pjesë festimeve për fundvitin do të jetë shumë e veçantë, pasi dy sportistët do të ndeshen për 9 minuta në ring në një duel pa gjyqtarë, që do të mbarojë vetëm me një “KO” apo me tërheqjen e një prej atletëve.

Tre raunde nga 3 minuta, për të cilat Mayweather do të fitojë 88 milionë dollarë (rreth 77 milionë euro) nëse mbyll deri në fund takimin pa u mposhtur nga japonezi 20-vjeçar. Sipas llogarive, në çdo sekondë ai do të fitojë rreth 142.470 euro.  Shifër marramendëse, por asgjë e pazakontë për Mayweather./OxygenPress.info