Flora Brovina kërkon falje për fotografinë

0
50

Pas intervistimit që i ka bërë Policia e Kosovës, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka folur para mediave.

Ajo ka kërkuar falje për fotografinë që e prezantoi një ditë më parë, ku tha se në të janë serbët teksa dhunojnë një grua shqiptare para familjes së saj.

Brovina ka deklaruar se atë, si dosje, ja dha Mevlyde Saraçi në vitin 2003.

“Nuk kam besuar që dikush më jep diçka të pa verifikuar apo të pasaktë. Prandaj, nuk kam besuar që ky dokument mund të jetë diçka që nuk është i saktë. Unë qëndroj në disponimin e organeve të shtetit për të gjitha rastet. Në vitin 2003 ma kanë dhënë, e ruaj bashkë me krejt të tjerat. Ju kërkoj falje të gjithë atyre, dhe qëndroj për fajësinë time, që nuk e kam verifikuar….aktivistit nuk ja di emrin, ndërsa nënkryetarja e Komisionit ka qenë Mevlyde Saraçi që kemi punuar shumë bashkë. Këtë rast ajo ma ka sjellur zarfin dhe më ka thënë që kjo grua është 35 vjeçare, dhe e di rastin”, thotë Brovina.