Flet qytetari i cili pagoi kosto të larta për testim në laboratorin privat të licencuar dhe u detyrua të shkonte fizikisht për rezultat

0
1207

Nga Fisnik Durguti

Medical Laboratory është një nga dy laboratorët privat të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë i cili i bënë testet PCR.
Por shtrohet pyetja, si u licencua ky laborator?, i cili nuk i ploteson aspak kushtet per t’i bërë këto teste.
1.Vendi ku gjendet është koxha me frekuentim të madhë, paramendojeni që ata qe vijne potencialisht me COVID19, duhet patjetër nëpër domatet e hallagjinjëve të hyjnë në laborator.
2.Hapsira e brendshme nuk është e mjaftueshme për personelin e lëre më për personat potencialisht me COVID 19.
3.Pas marrjes së mostrave( dhe parave paraprakisht 65 euro), ti për t’a nuk ekziston më,,,,?! Pse do të pyetni….?
4.Si bëhet bartja e këtyre mostrave!!!!!!????

Pas disa shenjave me temperaturë 40 per dy dite, dhembje fyti per 5 dite, dhëmbje nyjesh gjithashtu, shenjat ishin se jam infektuar.
Vendosa t’i drejtohem këtij laboratori!!!!
Fillimisht për termin duhej pritur dy ditë, në rregull shkova pas dy ditesh dhe gjëja e parë më thane ti paguaj 65 euro, ok…… e morën mostrën deri sa për rezultati bëhet gati pas dy dite. I dhashe nr e tel herën e parë kur e bëra terminin dhe herën e dytë kur ma morën mostrën nga hunda, por më as qe u lajmëruan.
Madje ne atë ditë i shkruajta edhe emailin tim, në mënyrë që rezultatin të ma dërgojnë aty, ma konfirmuan permes mesazhit ne viber se ashtu do te ndodh (për shkak që nëse jam pozitiv mos t’i rrezikoj te tjeret me perhapje te virusit, dhe për 5 dite kam qenë i izoluar)
Mbi 80 thirje telefonike në numrin të cilin vet e kishin publikuar edhe ne derën e hyrjes, por nuk lajmërohej askush në ditën kur do të duhej që rezultati të më dorezohej.
Thirra prap sot dhe pata fatin pas më shumë se 100 thirrjeve te me lajmerohet dikush, kërkova qe në një afat të shkurtër të më dërgohej rezultati por edhe pas premtimit ata këtë nuk e bënë.
Kjo ishte papërgjegjshmëri totale të sillen te dyshuarit për COVID fizikisht për ti marre rezultatin.
U detyrova të shkoj pra, pa e ditur a jam, apo jo i infektuar dhe ta marr rezultatin, deri sa personeli nuk e kishte hallin e rezultateve por te parave dhe mostrave qe po vinin, ndërsa ky raport duket qe ishte bërë më heret por nga papërgjegjshmeria totale e ketij laboratori nuk isha kontaktuar fare, madje as “njetin” nuk e kishin pasë me m’njoftu.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
Armend Zemaj

P.S.Negativ kam dal sipas tyne.