Flet Besim Dina, tregon pse ndodhet emri i tij në listën e veteranëve mashtrues

0
1326

Janë publikuar listat me emrat e veteranëve të Zonave të Operative që kanë vepruar gjatë luftës, e që pretendohet se kanë përfituar kundërligjshëm pension prej 170 euro në muaj.

Tek lista e Zonës Operative të Pashktrikut, ndodhet edhe emri Besim Dina.

Ai për më shumë se 10 vjet është në ekranet tona me emisione edukativo-humoristike dhe vazhdimisht kritikon dhe mundohet të punojë për të mirën e vendit.

I kontaktuar nga stafi ai nuk u lajmërua gjatë.

Në deklaratën e tij fillestare tha se nofka e tij ka qenë “Komandant Artisti”.

Dina që përgjigje me humor ka deklaruar se emri Besim Dina në këtë rast nuk është i tij.

Ai thotë se emri i babait të tij në atë listë e sqaron më së miri që nuk është ai.

“Unë jam Besim Rexhep Dina, qysh më kanë thanë mama. E pash lajmin me emër, nuk ka lidhje që e kanë postuar, por ishte bashkangjitur edhe fotografia ime, kjo është tepër. Një vend ishte që unë kanë dhënë 5 mijë euro për të hyrë në atë listë, a unë kisha dhënë 5 milionë (me i pas), veq me i pastru këto lista me kuptu saktë kush ka qenë luftëtar e kush jo”, ka thënë ai për oxygenpress.info.

I pyetur se përse familjarët dhe miqtë e tij të afërt e kanë postuar atë ‘lajm’ duke e kritikuar, tha se komandanti i ka ushtarët e tij edhe në humor, që vlejnë sa 100 gjeneral.

“Aksioni “Fortunë mbi portale”  është ai, nuk i kuptoni strategjitë e luftës”, ka thënë Dina.

Në aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës që e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, thuhet se 4701 personave duhet t’ju ndalen të ardhurat mujore që marrim në cilësinë e veteranit.

Ish-prokurori Elez Blakaj ka reaguar ndaj publikimit të listës me emrat e veteranëve të rremë të UÇK-së, duke thënë se në këtë listë janë edhe rreth 2 mijë emra më shumë, për të cilët ai nuk ka informacion se si janë përzgjedhur dhe sesi janë përfshirë në aktakuzë./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu