Flea Market Fundraiser organizohet këtë vit me datë me 27 dhe 28 shkurt

0
75

Ky Flea Market dedikohet për mbledhjen e fondeve për iniciativen Bukë Për Krejt, për sigurimin me karroca më të përshtashme për shpërdarjen e shujtave. I gjithë fitimi I shitjes të gjësendeve në këtë pazar shkon për këtë iniciativë. Andaj ju ftojmë të merrni pjesë dhe të kontriboni në rritjen e Bukë Për Krejt duke shitur gjërat e juaja.

Bukë Për Krejt tash e disa muaj ka qenë iniciativa me e dashur për ne, ku falë vullnetarëve tanë, cdo muaj kemi arritur të gatuajmë dhe shpërdajmë shujta për më shumë se 100 persona në nevojë nëpër rrugët e Prishtinës. Me rritjen e vullnetarëve të Bukë Për Krejt është rritur edhe nevoja që të kemi një shpërdarje me të përshtatshme, me disa karroca të avancuara.

Në po shpresojmë që kjo iniciativë të i rris edhe me shumë kapacitetet pasi që dëshira dhe vullneti nuk po mungon.

Për të arritur këtë qëllim po ju ftojmë me sjellë rroba e gjëra të juajat në pazarin e hapun në Termokiss, I cili do të mbahet me 27 dhe 28 shkurt.
Në këtë Flea Market mundeni me shitë rroba, ushqim, punë artistike ose prints\dizajne të cilat ne do t’i shtypim në duksa dhe do t’i shesim në Flea Market.

Për shkak të masave për mbrojtjen nga COVID-19 personat që do të shesin gjësendet e tyre do të ndahen në dy grupe, grupi I parë do të jetë prej orës 11:00 deri në ora 15:00 kurse grupi I dytë prej orës 15:00 deri në ora 19:00.

Linku per regjistrim per pjesemarrje si shites ne Flea Market Fundraiser: https://forms.gle/bvRVJBxnRN6idNnP9

Përveç kontributit me shitje, hajde me ble! Blerjet donohen për Bukë Për Krejt, ku me të hollat e mbledhura blihen disa karroca më të avancuara për shpërdarje të shujtave.

Ka me pasë ushqim, muzikë, rehati e pije.

Mbajta e maskës dhe distancës është e obligueshme.