Flamurtari lëshon pikë në Vushtrri

0
183

Flamurtari ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, teksa ka barazuar në Vushtrri, me rezultat 2:2. Të parët shënuan mysafirët me golin e Zeqirit në minutën e 7-të, por vushtrriasit reaguan shpejt, ngase vetëm katër minuta më vonë barazoi Fazliu. Flamurtari shënoi sërish në minutën e 36-të nëpërmjet Stullqakut, por as këtë herë nuk arriti ta ruajë epërsinë, ngase në minutën e 41-të baraspeshën në rezultat e riktheu Sie.

Pas këtij barazimi, Flamurtari ka 37 pikë në pozitën e tetë, kurse Vushtrria mbetet me 17 pikë në pozitën 11 dhe pa gjasa për t’iu shmangur rënies nga elita.