Flamuri i Kosovës valëvitet edhe në Otava

0
56

Për të tretën herë radhazi po valëvitet flamuri i Kosovës në Otava. Kështu ka bërë  të ditur Ambasada e Kosovës në kryeqytetin kanadez.

Në ceremoninë e organizuar nga kjo Ambasadë, u njoftua se përveç festimeve të 11-vjetorit të Pavarësisë, festohet dhe 20-vjetori i mbërritjes së refugjatëve të Kosovës në Kanada, 20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, ku Kanadaja ka qenë një ndër aktorët kryesor, si dhe 10-vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Kanada-Kosovë.

“Për të tretën herë rradhazi në kryeqytetin e Kanadasë, Otava, është valëvitur flamuri i Kosovës.  Veçantia e këtij viti, është së përveç festimeve të 11-vjetorit të Pavarësisë, festohet dhe 20-vjetori i mbërritjes së refugjatëve të Kosovës në Kanada, 20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s ku Kanadaja ka qënë një ndër aktorët kryesor, si dhe 10-vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Kanada-Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.