Fjalim hyrës i kryetares së Kuvendit, dr. Vjosa Osmani – Konferenca ndërkombëtare e SEECP-së

0
131

1. Është kënaqësi e madhe që t’u mirëpres si dhe kam nderin që zyrtarisht po i hap punimet në Seancën e Shtatë Plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore në Prishtinë, Republika e Kosovës.

2. Është për keqardhje që na u pamundësua t’u mirëpresim në Kosovë për seancën e këtij viti. Ne ishim shumë të entuziazmuar për t’ju mirëpritur të gjithë ju këtu në Kosovë dhe kishim bërë plane për një pritje të shkëlqyeshme. Sidoqoftë, për shkak të kësaj pandemie vdekjeprurëse me të cilën po përballemi të gjithë, është në të mirën tonë që po takohemi në formë virtuale sesa ta venim në rrezik njëri-tjetrin.

3. Më lejoni të theksoj se sa shumë e vlerësoj këtë organizim të mrekullueshëm që kemi bërë. Të pranishëm jemi, folësit/shefat e delegacioneve nga trembëdhjetë shtete të rajonit tonë, duke punuar së bashku për të adresuar sfidat tona të përbashkëta dhe për të promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

4. Referuar Kartës sonë, jemi mbledhur këtu për të forcuar bashkëpunimin tonë politik dhe të sigurisë, për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe për të bashkëpunuar në fushat e konsolidimit demokratik, të drejtësisë dhe luftimit të veprimtarive ilegale.

5. Siç jeni në dijeni, sot ne po zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me temën e mëposhtme: ‘’Në hap me pjesën tjetër të Evropës? Do të flasim rreth këtyre çështjeve: 1) procesin e pranimit, 2) migrimin dhe 3) çështjet e mjedisit. Nesër do të zhvillohet një takim i Komisionit të Përhershëm të AP të SEECP-së dhe më pas, në ditën e mërkurë, ne do të zhvillojmë Sesionin e 7-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së.

6. Ne po kalojmë një tranzicion radikal; bota që ne njohim po ndryshon para syve tanë. Kjo pandemi na gjeti plotësisht të papërgatitur për t’iu përgjigjur. Qasja ‘’në kohë të duhur’’ e përhapur nga specialistë të zinxhirit të furnizimit dhe të mësuar në shkolla biznesi për dekada të tëra, është dëshmuar e paaftë për krizat e kësaj përmase. Kjo qasje e mbështetur nga institucionet publike dhe korporatat private po ashtu, ka sjellë përfitime të mëdha në aspektin e eliminimit të mbeturinave , por ne veçse dëshmuam se kjo qasje është shumë e rrezikshme për ngjarjet e ‘‘Mjellmës së Zezë’’ siç është COVID-19. Ne si rajon duhet të fillojmë të rishqyrtojmë këtë qasje dhe të investojmë në kapacitete prodhuese gjë që është vendimtare për shëndetin dhe mbijetesën tonë sesa të varemi për këtë nga të tjerët.

7. Kjo konferencë është shumë specifike sot e cila do të trajtojë tri çështje të ndryshme, dhe të gjitha ato kanë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve tanë në rajon. Integrimi në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të shumicës, nëse jo të të gjitha vendeve të rajonit. Qasja e re për pranimin në BE nuk është mirëpritur nga disa, që pretendojnë që ky proces është bërë më i ndërlikuar. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë në të vërtetë një tendencë primare e Komisionit dhe shteteve anëtare. Sot, pres një diskutim të mrekullueshëm lidhur me këtë çështje, meqë jemi të lumtur që kemi në panelin e parë disa folës të shkëlqyeshëm, të cilët njohin agjendën e zgjerimit të BE-së, si dhe specifikat e rajonit tonë.
Kjo konferencë shumë specifike sot do të trajtojë tri çështje të ndryshme dhe të gjitha ato kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve tanë në rajon. Integrimi në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të shumicës, nëse jo të të gjitha vendeve të rajonit”. Qasja e re për t’u bërë anëtarë në BE ka ngritur dyshime tek disa që po pretendojnë se procesi është bërë më i komplikuar. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë me të vërtetë tendenca primare e Komisionit dhe shteteve anëtare”.

8. Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është udhërrëfyesi i BE-së për ta bërë ekonominë e saj të qëndrueshme. Kjo do të realizohet duke i shndërruar sfidat e klimës dhe mjedisit në mundësi në të gjitha fushat e politikave dhe duke e bërë tranzicionin të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Ndryshimi klimatik dhe degradimi i mjedisit janë një kërcënim ekzistencial për të gjithë ne, përfshirë rajonin tonë. Për të kapërcyer këto sfida, Evropa ka planifikuar një strategji të rritjes që shndërron Bashkimin në një ekonomi moderne, me efiçencë të burimeve dhe konkurrencës. Meqenëse Marrëveshja e Gjelbër Evropiane siguron një udhërrëfyes me veprime për të rritur përdorimin efikas të burimeve duke lëvizur në një ekonomi të pastër, riprodhuese , për të rikthyer biodiversitetin dhe për të ulur ndotjen, kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për ne që të diskutojmë mbi modalitetet se si të shfrytëzojmë maksimalisht përfitimin për rajonin tonë gjithashtu.

9. Dhe për fund, rajoni ynë është karakterizuar zakonisht me ndryshime demografike, dhe shumica e vendeve tona kanë ende një diasporë të madhe kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore ose në Amerikën e Veriut. Çdo vit, të rinjtë tanë regjistrohen dhe mbarojnë studimet e tyre në universitetet më të mira në të gjithë botën, dhe ajo që mbetet sfiduese është se si të sigurohen kushtet e nevojshme që ata të kthehen në vendet e tyre dhe të përfitojnë nga përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre. Jam e lumtur që do të dëgjojmë panelistët të diskutojnë mbi këtë çështje shumë të rëndësishme dhe mezi pres të marr disa këshilla dhe ide të shkëlqyera në lidhje me këtë çështje.

10. Në fund, ju lutem më lejoni të konfirmojë angazhimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin rajonal, duke u bërë një partnere e besueshme në një rajon që garanton stabilitetin, paqen dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në fakt, Kosova tashmë e ka dëshmuar këtë gjë në faza të ndryshme të historisë. Unë do ta konfirmoj këtë përkushtim në seancën plenare të së mërkurës me kryetarët e Parlamenteve nga anëtarët e SEECP-së dhe partnerët e tjerë.

11. Shpresoj që shtetet anëtare të BE-së do ta dëgjojnë thirrjen tonë të zëshme për trajtimin e drejtë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të na japin liberalizimin e vizave pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret.

12. Në pritje të kontributeve tuaja, ju dëshiroj një ditë të mbarë dhe diskutime të frytshme!​