“Fjala analist po përdoret gabimisht”

Gjuhëtari Rrahman Paçarizi thotë se gjuha standarde është vetëm një nga variantet e gjuhës dhe nëse një gjuhë ishte standardizuar në masën ideale qysh mendohet te ne, që të gjithë me fol në standard, ajo do vdiste, sepse nuk ka nga furnizohet.

Në emisionin OXYGEN ai shpjegon se gjuha është në shërbimin tonë dhe nëse e bëjmë punën që ne me qenë në shërbim të saj, atëherë gjuha jonë kishte me qenë shumë teknike, se pastaj do mendonim qysh po flasim, më shumë, se çka po flasim.

“Unë nuk jam kundërshtar i përdorimit të fjalëve të huaja, por jam, për futjen e fjalëve të huaja për aq sa ka nevojë. Ka situata që nuk shpjegohen me fjalë të shqipes, për shembull fjala fenomen. Ne përdorim fjalë aq sa kemi nevojë. Ka edhe një arsye pse futen fjalët e huaja, me qëllim që të krijohet një përparësi, avantazh, epërsi në raport me bashkëbiseduesin. Sepse kur e përdorim një fjalë të huajën bashkëbiseduesi është në disavantazh”, thotë ai, transmeton oxygenpress.info

Paçarizi thotë se fjala analist po përdoret gabimisht. Sipas tij, analisti është ekspert i thellë i një çështje të caktuara.

“Unë jap opinionet e mia më shumë se një gazetar që i arkivon lajmet dhe din me i rendit, por ky është opinion jo analizë. Analisti duhet me qenë kulmi i njohësit të teorive politike apo ekonomike, për ta bërë një analizë në fushën përkatëse”, deklaron ai.

Kur flet për politikanët e Kosovës thotë se ata duhet të heqin dorë nga egos së tyre personale.

Paçarizi thotë se studentët në Kosovë nuk gjejnë vende pune dhe ata duhet të hyjnë nëpër lista të partive politike, në lista për asamble komunale ku i merr 200 euro rrogë, e me këtë studentëve ua vrajnë kreativitetin, identitetin politik, orientimin ideologjik, e vrasin si qenie krijuese, e shndërrojnë në mjet politik, në votues teknik i cili është pajisje jo njeri kreativ.

Megjithatë, ai thotë se voton gjithmonë dhe thotë se të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejt.

“Kisha pas qejf me pas një lider që nuk është egoist, që nuk e sheh veten si qendra e botës, një lider që është i zoti i një pune, së paku, të vetme, jo që din gjithçka, dhe kisha deshtë që mos me qenë popullist. Si dhe kisha deshtë një lider që së paku në jetën e tij ka konkurruar një ose dy herë për një vend pune. Asnjëri prej tyre në Kosovë, asnjëherë nuk kanë konkurruar për një vend pune, në një konkurs publik”, thotë Paçarizi.

Profesori Paçarizi thotë se ‘fake news’ apo lajmet e rreme, është vështirë të përcaktohen cilat janë. Ai thotë se edhe emisionet satirike konsiderohen pjesë e lajmeve fake news, prandaj duhet shikohen me vëmendje.

Kur flet për gazetarinë në Kosovë thotë se gazetarët kanë faj më së paku.

Ai thotë se nuk ka fakte për gazetarinë shantazhuese por ka dëgjuar teksa flasin për gazetarinë e tillë, e që ka portale që funksionojnë në mënyrë të tillë, duke seleksionuar faktet, apo hequr dorë prej tyre, e që gazetarët duke i parë vështirësitë në tregun e punës detyrohen të punësojnë më 100 apo 200 euro.

Ai bënë thirrje që të mos ndikoheni nga lajmet, e veçanërisht duhet kujdes nga gjuha e urrejtjes së politikanëve.

Rrahman Paçarizi thotë se problemi më i madh në vendin tonë është arsimi.

Kur flet për ikjen e qytetarëve nga Kosova, ai thotë se është hipokrizi kur politikanët bëjnë thirrje që të qëndrojnë në Kosovë.

“Është goxha hipokrite me i thanë dikujt rri këtu mos e tradhto atdheun, e që ata që ikin nuk ka as bukë për me hangër mjaftueshëm. Ju thua rrini këtu sepse kemi një projekt me zhvillu e ju që jeni të nevojshëm për projektin rrini këtu dhe ky ju tregon cili është projekti dhe i ke mundësitë e barabarta për punësim”, thotë ai, raporton oxygenpress.info

E sipas tij, ikja nga vendi është një lloj revolte, alarmi.

Ndërsa thotë se gjuhëtarët kanë faj që fjalori i gjuhës shqipe ka pak fjalë. Ai vlerëson se duhet me qenë fjalor elektronik, i tipit të hapur.

“Kjo kushton, shumë investim dhe kapacitete, shumë laboratorë e të tjera. Thotë se ka një përparësi dhe një pengesë në këtë rast”, thotë ai, duke shtuar që gratë janë ato që e bartin dhe ruajnë gjuhën./oxygenpress.info