Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe do të vizitojë Kosovën

Fituesja e çmimit nobel për paqe, Nadia Murad, së shpejti do të vizitojë Kosovën, me ftesë të qeverisë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Pacolli ka njoftuar se gjatë drekës në Departamentin Amerikan të Shtetit, është takuar me Nadian.

Kjo e fundit është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht.

‘Gjatë drekës në Departamentin Amerikan të Shtetit, kisha nderin të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe Nadia Murad. Nadia është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht. Bashkëbiseduam për fatin e njejtë të mbi 20 mijë grave të Kosovës të cilat u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë’, ka shkruar Pacolli.

Pacolli tutje ka bërë të ditur se me ftesë të qeverisë, Nadia do ta vizitojë Kosovën.

‘Nadia do të vizitojë Kosovën me ftesë të qeverisë tonë, për të senzibilizuar botën për fatin e femrave të Kosovës që vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite’, ka përfunduar ai./gazetametro