Fituesi i lotarisë maskohet kur tërheq çekun: S’dua që familjarët të më kërkojnë para

0
60
Të fitosh para nga një lotari ka edhe anët e saj bezdisëse. Pasi zotëron disa para që “bien nga qielli” të afërmit do të pretendojnë që të tregohesh dorëlëshuar me ta. Por një fitues i lotarisë e ka gjetur zgjidhjen.
Xhamajkani ka fituar një milionë paund ne lotari dhe në momentin e tërheqjes së çekut ka shkuar i maskuar. Ai nuk dëshiron që të afërmit e tij ta dinë se ka fituar para sepse do t’i kërkojnë t’i ndihmojë.
“Dua të marr një shtëpi të këndshme, por ende s’e kam gjetur, do filloj ta kërkoj së shpejti. Dua të kem para, nuk lutem për to dhe as i marr borxh. Ndaj po shoh të bëj diçka që paratë të investohen e të më kthehen. Kam një biznes të vogël, po mendoj ta zmadhoj, Më pëlqen të kem para”, është shprehur fituesi anonim i vetëquajtur A. Campbell./27