Fituesi i çmimit “Nobel”: Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën

0
95

Akademia Suedeze i ndau çmimin “Nobel” shkrimtarit austriak Peter Handke. I njohur për qëndrimet e tij të hapura antishqiptare, ky vendim ka ngjallur shumë reagime.

Handke mori pjesë në varrimin e njërit prej udhëheqësve më famëkeq në botë Sllobodan Milloseviç dhe ishte pranë tij me idenë për spastrimin e shqiptarëve.

Ishte viti 2006 kur Sllobodan Millosheviçi ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviçit”.

Por, fituesi i çmimit Nobel në një deklaratë të tij, pati thënë: Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën. /kult

“Në një botë plot shkrimtarë të shkëlqyeshëm, komiteti Nobel zgjedh të shpërblejë një propagandues të urrejtjes dhe dhunës etnike”, shkruan Vlora Çitaku e cila gjithashtu ka reaguar ashpër kundër këtij vendimi skandaloz.